Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi nuk nxiton për Icardin

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, ka bërë të ditur se klubi nuk është në nxitim për të transferuar sulmuesin argjentinas Mauro Icardi.

Icardi është huazuar në verë te Parisi nga Interi, ndërsa skuadra franceze raportohet se ka opsion për të transferuar atë verën e ardhshme për 70 milionë euro.

“Ai ka kuptuar menjëherë se cili është synimi dhe po ashtu garën për një vend te Paris Saint-Germaini. Ai po bën atë që bën më së miri: po shënon gola”, ka deklaruar Leonardo për “Tuttomercatoweb” të hënën.

“Situata sot është shumë stabile. Mirëpo, gjashtë muaj janë një jetë në futboll dhe në mendje nuk e kemi njëherë që të mbajmë atë. Ne e kemi sjellë atë pasi kemi vlerësuar se do të jetë protagonist këtu”.

Icardi ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar dy herë në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor.

Artikuj të ngjashëm