Paris Saint-Germaini ende nuk ka shënuar fitore në edicionin e ri të kampionatit francez. Megjithatë, ekipi i trajnerit Luis Enrique ka gjasa të arkëtojë pikët e plota në xhiron e tretë.
PSG-ja, të shtunën prej orës 21:00 e pret skuadrën e Lensit, që po ashtu nuk di ende për fitore.
Për dallim prej Parisit që ka barazuar në dy duelet e para të këtij edicioni, Lensi ka një barazim e një humbje. Ndërkohë, para këtij dueli, Marseille synon ta ndalë hovin e skuadrës së Brestit.
Bresti i ka fituar dy ndeshjet e para dhe prej orës 19:00 do të jetë mysafir i Marseillet që ka tubuar katër pikë deri më tani. Lille i Edon Zhegrovës të dielën prej orës 17:00 luan në udhëtim te skuadra e Lorientit që ka barazuar në dy duelet e para.
Ndërkohë, Lyoni është në kërkim të pikëve të para pas startit negativ prej dy humbjeve. Ish-kampioni i Francës do të jetë mysafir i Nices të dielën prej orës 20:45.