Paris Saint-Germaini po mendon të transferojë mbrojtësin anësor të Real Madridit, Sergio Reguilon, shkruan “Marca”.
Reguilon po shihet si zëvendësues i Layvin Kurzawas. Kurzawa do të largohet në fund të stinorit nga Parisi. Reguilon është i huazuar te Sevilla dhe do ta ketë të vështirë të depërtojë në skuadrën e parë të Realit, pasi aty do të duhet të garojë me Marcelon e Ferland Mendyn për një vend në krahun e majtë të mbrojtjes.
Te Paris Saint-Germaini, Reguilon 23-vjeçar do ta ketë më të lehtë të bëhet titullar.