Paris Saint-Germaini nuk ka hequr dorë nga transferimi i Bernardo Silvas, i cili do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
“L’Equipe” shkruan se Parisi së shpejti do të bëjë edhe ofertë zyrtare për portugezin, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Real Madridi e Barcelona.
Mësohet se ekipi francez do të ofrojë 80 milionë euro për Silvan, i cili po shihet si përforcim i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.
Silva ka kohë që ka kërkuar largimin nga City, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025 dhe ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.
28-vjeçari ka shënuar 2 gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat për Cityn. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Benfica.