Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paraticit i rrezikohet pozita pas dënimit të Juventusit

Roli i Fabio Paraticit si drejtor sportiv te Tottenhami është vlerësuar në rrezik, pasi ai është dënuar me 30 muaj nga Gjykata Federale e Apelit në Itali.

Juventusi të premten u dënua me heqjen e 15 pikëve, ndërsa janë dhënë edhe dënime tjera për ish-udhëheqësit e Juventusit.

Këto dënime janë bërë të ditura edhe në UEFA dhe FIFA.

Kështu, Paratici mund të ketë telashe, ani pse tani ushtron detyrën e drejtorit sportiv në Premier League.

Paratici u dënua me dy vjet e gjysmë suspendim.