Leart Paqarada ka realizuar një gol të bukur për St. Paulin në fitoren 3:0 që e ka shënuar sot në shtëpi ndaj Holstein Kielit, në xhiron e parë të Bundesligës 2 të Gjermanisë.
Paqarada e realizoi golin e parë në minutën e 11-të, ndërsa luajti tërë ndeshjen.
Ai është transferuar te St. Pauli në verën e vitit të kaluar nga Sandhauseni.