PAOK-u ka triumfuar 2:1 ndaj Benficas duke iu afruar fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Dimitrios Giannoulis (63’) dhe Andria Zhivkoviq (75’) kanë realizuar golat për PAOK-un, ndërsa Rafa Silva (90’+4) e shënoi golin e vetëm për Benfican.
Ndeshja i takoi rrethit të tretë eliminator të Ligës së Kampioonëve. Në raundin e plejofit PAOK-u do të përballet me Krasnodarin rus. Do të luhen dy ndeshje.
E kanë kaluar rrethin e tretë kualifikues edhe Dynamo e Kievit dhe Genti. Dynamo triumfoi 2:0 ndaj AZ-së së Holandës, ndërsa Genti fitoi 2:1 ndaj Rapidit të Vjenës.