Repartit ofensiv të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen historike ndaj Kosovës do t’i prijë kapiteni Goran Pandev, kanë raportuar të enjten mediumet maqedonase.
Mësohet se Pandev ka rezultuar negativ edhe në testin e tretë për koronavirus dhe kështu do të jetë në gjendje t’i bashkohet Maqedonisë së Veriut, që nis grumbullimin të hënën (5 tetor) për duelin me Kosovën.
Kjo ndeshje do të luhet më 8 tetor në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së plejofit të Ligës së Kombeve për një biletë për “Euro 2020” që mbahet vitin tjetër, transmeton KOHA.
Në fakt prania e Pandevit te Maqedonia e Veriut për duelin me Kosovën ishte e dyshimtë për shkak të rasteve të shumta me koronavirus te skuadra italiane Genoa, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi 37-vjeçar.
Te Genoa pas ndeshjes së fundit në Serie A kundër Napolit dolën shumë raste pozitive me koronavirus. Dhjetë futbollistë dhe katër anëtarë të stafit rezultuan pozitivë dhe kjo detyroi përzgjedhësin e Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ta shtyjë publikimin e listës së lojtarëve. Angelovski është dashur që të enjten ta bënte publike listën por shkaku i rasteve te Genoa ai një gjë të tillë do ta bëjë të shtunën.
Krahas Pandevit, te Maqedonia e Veriut do të jetë edhe mesfushori Elif Elmas që është pjesë e Napolit dhe ka dalë negativ në testet për koronavirus pas ndeshjes me Genoan. I tërë ekipi i Genoas është futur në karantinë dhe nuk do të luajë këtë fundjavë në kampionat, por Pandevit do t’i lejohet udhëtimi për në Maqedoninë e Veriut.
-
Angelovski pezullon publikimin e listës kundër Kosovës, pret lajme nga Pandevi
-
Te Maqedonia e Veriut besojnë në fitore kundër Kosovës
-
Maqedonia publikon listën për ndeshjen me Kosovën, ftohen 6 shqiptarë
-
Maqedonia e Veriut pritet të jetë pa lojtarin kryesor ndaj Kosovës
-
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut nuk flet për ndeshjen me Kosovën, thotë se askush nuk mendon për futbollin