Ekipi nga Brazili, Palmeiras ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani.
Bëhet e ditur se Palmeirasi tashmë ka kontaktuar ekipin anglez dhe po kërkon transferimin e Cavanit gjatë afatit kalimtar të janarit. Për kartonin e tij, Palmeirasi ka ofruar një dëmshpërblim të vogël duke pasur parasysh se Cavani ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij sezoni.
34-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Unitedi pasi këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël. Ka shënuar një gol në tetë paraqitje në të gjitha garat kurse pjesë e Unitedit është prej vitit të shkuar kur iu bashkua si lojtar i lirë.
Cavani karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, Napoli e Palermo.