Dy ndeshjet e raundit të tretë të Challenge Cup, hendbollistet e Istogut i luajtën në palestrën "Karagaçi" në Pejë.
Dy ndeshjet e tjera, në kuadër të 1/8 të finales i luajtën në Malaga të Spanjës. KHF Istogu është lider në Superligën e Kosovës në hendboll dhe pritet që edhe edicionin e ardhshëm të garojë në Kupa Evropiane. Dhe në vjeshtë të këtij viti, më në fund, do të ketë rastin të luajë në shtëpi. Të luajë para tifozëve të vet në qytetin e Istogut. Në fakt, kjo do të ndodhë nëse premtimi i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mbahet, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi të hënën ka premtuar që palestra e nisur 13 vjet më parë do të përfundojë për tre muaj. Te Istogu - nisur edhe nga rasti i palestrës në Rahovec, projekt po ashtu i zvarritur mbi 10 vjet, e që u finalizua për pak ditë - kësaj here po besojnë se premtimi do të mbahet.
Në fakt, Istogut nuk mund t'i zihet për të madhe edhe nëse nuk beson, meqë për 13 vjet punë janë shkelur shumë afate e janë dhënë shumë premtime... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)