Në vitin 2004 është themeluar klubi i hendbollit të femrave, Istogu. Afërsisht një vit më vonë nisi ndërtimi i palestrës në Istog. KHF Istogu është rritur shumë për një dekadë e gjysmë jetë, ndërkohë që palestra në qytetin e Istogut nuk është kompletuar ende.
Ka kohë që hendbollistet istogase presin që të luajnë në palestrën e tyre. Dhe pritjes assesi nuk po i vjen fundi. Afatet shtyhen vazhdimisht, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPalestra që ka nisur të ndërtohet rreth 14 vjet më parë nuk është lëshuar ende për shfrytëzim të sportistëve. Nuk ka përfunduar plotësisht ndërtimi i saj dhe saktësisht nuk dihet se kur do të përfundojë. Në të vërtetë, në muajin shkurt ishte premtuar që palestra do të jetë në dispozicion të sportistëve istogas në pjesën e dytë të vitit. Por palestra nuk është kryer ende dhe punë të tjera pritet të bëhen në të gjatë vitit 2020.
KHF Istogu është kampion në fuqi i Kosovës. Po ashtu e ka fituar Kupën e Kosovës këtë vit. Fitoi edhe titullin e kampionit vjeshtor. Skuadra vazhdon që ndeshjet si vendës t’i luajë kryesisht në Pejë. Stërvitjet i zhvillon në sallën e vogël të një shkolle në Istog. Suksesi i KHF Istogu kishte bërë presion te përgjegjësit për të premtuar përfundim të shpejtë të palestrës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)