Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palace ndal Mancheser Cityn, nxehet lufta për titull të kampionit

Crystal Palace ka marr një pikë të rëndësishme të hënën në shtëpi, duke luajtur 0:0 me Manchester Cityn.

Ky barazim i papritur i kampionit në fuqi e bënë edhe më interesante luftën për titull të kampionit në Premier Leaguen e Anglisë.

“Qytetarët” e dominuan takimin duke krijuar raste të shumta shënimi, por nuk e gjetën golin. Manchester City pas 29 ndeshjeve është lider me 70 pikë.

Liverpooli mbanë pozitën e dytë me 66 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Crystal Palace mban pozitën e 11-të me 34 pikë.