Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palace me ofertë për Gallagherin

Crystal Palace ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin Conor Gallagher, ka raportuar “The Times” të hënën.

Gallagher para fillimit të këtij edicioni u rikthye te Chelsea pas huazimit njëvjeçar që e pati te Crystal Palace.

Për kartonin e mesfushorit, mësohet se Crystal Palace ka bërë ofertë prej 30 milionë eurosh.

22-vjeçari është i gatshëm të kthehet te Crystal Palace, pasi te Chelsea nuk e ka të garantuar vendin.

Ai këtë sezon ka vetëm katër paraqitje apo 98 minuta lojë në Premier League me fanellën e Chelseat. Gallagher ka kontratë deri në vitin 2025.