Skuadra e Crystal Palacet i ka bërë ofertë zyrtare Chelseat për mesfushorin Conor Gallagher, ka raportuar “Daily Mail”, të martën.
Bëhet e ditur se për kartonin e tij, Palace ka ofruar 40 milionë euro.
Te Palace po insistojnë për Gallagherin, i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar dhe ndër lojtarët më të dalluar në ekip. 22-vjeçari pati tetë gola e pesë asistime për Palacen në të gjitha garat, përpara se të kthehet te Chelsea para fillimit të këtij sezoni.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa deri më tani ka regjistruar 70 minuta lojë në tri ndeshjet e para të Premier Leagues.
Artikuj të ngjashëm