Usman Khan ishte vetëm shtatë vjeç kur filloi të hipte në kalë. Babai i tij, një oficer ushtarak në atë kohë, do ta merrte atë dhe vëllain e tij të vogël, Salmanin, për mësime në shkollën e kalërimit të ushtrisë, që ishte në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore. Prej asaj kohe, Khan ka qenë i dhënë pas kalërimit.
"Duke u rritur, unë gjithmonë doja të bëja diçka si sportist për Pakistanin", tha Khan, që është kalëruesi më i mirë i Pakistanit, por që banon në Melbourne të Australisë. Edhe pse ka shtetësi të dyfishtë, Khan asnjëherë nuk ka menduar ta përfaqësojë Australinë, gjithmonë ka qenë i dhënë pas Pakistanit, transmeton Koha Ditore shkrimin e Al Jazeera.
“Pra, Pakistani gjithmonë ka qenë motivimi im dhe tani kam rastin ta përfaqësoj vendlindjen time në Lojërat Olimpike. Për mua kjo është një ëndërr që po bëhet realitet”, thotë ai. “Shpresoj që i gjithë Pakistani të mburret me mua dhe të më përkrah në Tokio”.
Kalërimi konsiderohet sport elitar në Pakistan, ndonëse ky shtet është më shumë i dhënë pas kriketit. Khan ka synime të mëdha në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe shpreson që pas paraqitjes së tij, kalërimi do të jetë sport edhe më i popullarizuar në Pakistan. Khan është kalëruesi i parë nga Pakistani që është kualifikuar për ngjarjen e madhe sportive të këtij viti që do të mbahet në Japoni.
Khan dhe kali i tij, Kashmir - i emërtuar sipas rajonit kontestues e për të cilin Pakistani e India kanë zhvilluar disa luftëra - siguruan pjesëmarrjen në LO “Tokio 2020” në muajin dhjetor të vitit të shkuar. Ai u bë sportisti i parë pakistanez i kualifikuar për këtë ngjarje.
Për kalorësin 38-vjeçar, kualifikimi ishte kulmi i një beteje 15-vjeçare që i ka shkaktuar dëme fizike dhe financiare. Insiston se sfidat kanë qenë të panumërta.
"Kur ju zgjidhni një sport që nuk është shumë popullor në Pakistan, dhe është një sport shumë i shtrenjtë, atëherë keni telashe të shumta. Të gjitha është dashur t’i bëj vetë dhe nuk ishte e lehtë”, thotë ai.
Edhe
Arif Khan, skitari që po mban flamurin për 1.4 miliardë indianë
Zhvendosja në Australi dhe vetëfinancimi
Khan u regjistrua në një universitet në Adelaide të Australisë dhe u diplomua për gjeografi. Derisa ishte në Australi, iu përkushtua edhe më shumë kalërimit dhe tani është ndër më të mirët e këtij sporti.
Në vitin 2005, ai la studimet master për t’u përqendruar në karrierën e tij sportive....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)