Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pajaziti huazohet te Haugesundi

Mesfushori i talentuar i Fulhamit, Adrion Pajaziti, do të largohet nga skuadra e Premier Leagues angleze.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, që ka shkruar se ai do t’i bashkohet skuadrës FK Haugesund, në formë huazimi.

Haugesundi bën gara në elitën e futbollit norvegjez.

Pajaziti shpejt pritet ta nënshkruajë kontratën, që përfshin edhe opsionin e blerjes përfundimtare të tij.

20-vjeçari ka 15 paraqitje me ekipin e rezervistëve të Fulhamit këtë edicion.

Ka realizuar tri gola dhe e ka një asistim.

Ai ishte pjesë e grupmoshave U19 dhe U20 të Shqipërisë fillimisht, ndërsa tri paraqitje i pati me Kosovën U21. Vendosi të kalojë te Shqipëria U21. Me “kuqezinjtë” ka tri paraqitje dhe po aq gola të shënuar.

Artikuj të ngjashëm