Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haugesundit nuk i mjafton asistimi i Pajazitit

Haugesundit nuk i ka mjaftuar asistimi i Adrion Pajazitit.

Mesfushori shqiptar asistoi në golin e epërsisë 1:0 ndaj Bodo/Glimtit, në minutën e tretë.

Por më pas skuadra e tij të dielën pësoi 2:1, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit norvegjez.

Mesfushori ofenziv 20-vjeçar, që është i huazuar nga Fulhami anglez, ka një asistim e dy gola të shënuar në Kupën e Norvegjisë.

Ai luajti deri në minutën e 65-të.

Edhe Pajaziti huazohet te Haugesundi Sport Pajaziti huazohet te Haugesundi

Haugesundi ka 15 pikë në 14 ndeshje dhe zë vendin e 12-të.

Bodo/Glimti është i pari me 38 pikë.