Pablo Torre është futbollisti i ri i skuadrës së Barcelonës.
Gjigantja nga La Liga spanjolle e zyrtarizoi transferimin e 19-vjeçarit të mërkurën në sajtin zyrtar të klubit.
“Pablo Torre e ka ditën e parë si ‘blaugrana’ pasi ka nënshrkuar kontratë me Barcelonën. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërsa ka klauzolë lirimi prej 100 milionë eurove”, ka shkruar Barcelona në faqen zyrtare.
“Jam shumë i lumtur që iu bashkova familjes së Barçës. Iniesta dhe Xavi kanë qenë heronjtë e mi të fëmijërisë. Ju premtoj se do të jam gjithçka për këtë skuadër”, ka deklaruar Torre.
Torre në vitin 2015-të i ishte bashkuar të rinjve të Racing Santanderit, ndërsa kishte debutuar me ekipin e parë më 18 tetor të vitit 2020. Në sezonin e kaluar ai luajti 34 ndeshje dhe ndihmoi ekipin të ngjitej në rangun e dytë në futbollin spanjoll. Shënoi 10-të gola dhe dha 11-të asistime.
Është pjesë e Spanjës U19.