Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri – Lituani

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka gjetur rrugën drejt portës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Lituanisë.

Shqipëria e Lituania po përballen në “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të grupit të katërt të Ligës C të Ligës së Kombeve. Paraqitja e kuqezinjve në pjesën e parë ishte e zbehtë.

Shqipëria javën e kaluar fitoi ndaj Bjellorusisë në Minsk dhe pritet fitore prej saj edhe ndaj Lituanisë.