Barcelona raportohet se është duke menduar të bëjë një ofertë për yllin e Arsenalit, Mesut Ozil, pasi janë duke kërkuar alternativa tjera për Philippe Coutinhon e Liverpoolit.
Klubit të La Ligas iu refuzuan tri oferta gjatë verës për Coutinhon dhe sipas Mundo Deportivo, Ernesto Valverde është detyruar të kërkojë tjetër lojtar. Opsioni më i mundshëm është Ozil për shkak të situatës së tij për kontratë tek Arsenali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarça mund të finalizojë marrëveshjen me 29-vjeçarin pasi i kanë mbetur edhe shtatë muaj në kontratën e tij me klubin londinez.
Valverde raportohet se është duke tentuar të shesë njërin prej tre lojtarëve, Arda Turan, Aleix Vidal ose Denis Suarez.