Mesfushori Mesut Ozil pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga Arsenali për të vazhduar karrierën në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes.
Gazeta turke “Fotomaç” ka shkruar të premten se Ozil ka pranuar të huazohet te Fenerbahçe deri në fund të këtij edicioni për shkak se nuk është i kënaqur te Arsenali, transmeton Koha Ditore.
Fenerbahçe gjithashtu do të ketë të drejtën e blerjes së Ozilit në verën e ardhshme për 20 milionë euro dëmshpërblim. Ai te ekipi turk shihet si përforcim i madh për mesfushën.
31-vjeçari, këtë edicion ka vetëm dy asistime në 11 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2021.
Artikuj të ngjashëm