Përfaqësuesi i Gjermanisë, Mesut Ozil do të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Arsenali, thotë ish-futbollisti i Arsenalit, Martin Keown.
Ozil ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe ende nuk e ka vazhduar atë, transmeton Koha.net. Kurse është i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi në janar.
29 vjeçari është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet e tij në këtë sezon, sjelljen e tij, dhe paefekitvitetin në skuadrën e Arsenalit.
“Lojtarët e mëdhenj janë të pamëshirshëm dhe nuk luajnë për t’u argëtuar. Nuk e di nëse ai e ka atë pamëshirshmëri në përbërjen e tij. Ka vetëm një largim këtu. Kur vjen janari me siguri që Ozil do të largohet”, ka thënë ai.