Kampionia e turneut Grand Slam në tenis "Roland Garros", Jelena Ostapenko, nuk po e ekzagjeronte kur tha se fitorja e saj në finale ndaj Simona Halepit mund të jetë "gjë e madhe në Letoni", shkruan sot Koha Ditore.
Tenistja 20-vjeçare është bërë femra e parë jobartëse, që fitoi "Roland Garrosin" që nga viti 1933 dhe tenistja e parë nga Letonia që fitoi një turne Grand Slam.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Gjithë vendi ka shikuar finalen, përfshirë mijëra në ekranin gjigant pranë Monumentit të Lirisë në qendër të Rigas", ka thënë ambasadorja e Letonisë në Mbretëri të Bashkuar, Baiba Braze. "Jelena Ostapenko është simbol për letonezët".
Politikanët janë duke bërë thirrje që t'i jepet "Urdhri i Tre Yjve", një njohje për arritjet e saj, derisa basketbollisti letonez i NBA-së, Kristaps Porzingis, ka shkruar se ndihet krenar dhe ka uruar atë për fitoren historike.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.