Jelena Ostapenko ka shkruar historinë duke u shpallur kampione për herë të parë në French Open, duke u bërë tenistja e parë nga Letonia që fiton një Grand Slam.
20 vjeçarja e mposhti Simona Halepin me rezultat 4-6 6-4 6-3, raporton BBC.
Ky ishte Grand Slami i tetë në karrierë i Ostapenkos, në të cilën po garonte. Ajo është tenistja e parë e parankuar që e fiton French Open që nga viti 1933.
Për Halepin kjo ishte finalja e dytë në French Open, pasi të parën e kishte humbur nga Maria Sharapova më 2014.
Artikuj të ngjashëm