Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimheni, i gatshëm për duelin me Frankfurtin

Victor Osimhen - Napoli

Sulmuesi Victor Osimhen njoftoi tifozët se nuk kanë arsye të brengosen për të, derisa Napoli konfirmoi të dielën se ai është kthyer në stërvitje para duelit në udhëtim tek Eintracht Frankfurti, në kuadër të 1/8 së finales në “Champions”.

Ndeshja e parë e këtyre dy skuadrave luhet në Gjermani të martën.

Osimheni shënoi të premten në fitoren 2:0 të Napolit në udhëtim te Sassuolo.

Në golin që e shënoi Osimheni pasimin e dha Amir Rrahmani.

24-vjeçari Osimhen këtë edicion ka 19 gola e katër asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat. Ai kishte një shqetësim fizik ndeshjen e fundit dhe kishte frikë se nuk do të jetë gati për ndeshjen në Champions.