Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimhen do të takohet me presidentin e klubit

Victor Osimhen do të takohet me presidentin e klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis për të diskutuar të ardhmen e tij.

Sipas “Corriere dello Sport” në fillim të kësaj jave sulmuesi nigerian do ta kuptojë të ardhmen e tij pas interesimit të skuadrave të njohura evropiane.

Klubi italian është i gatshëm ta shesë Osimhenin për një shifër rreth 100 milionë euro pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Për shërbimet e sulmuesit interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Arsenali.

23-vjeçari thuhet se ka shprehur dëshirë të luajë në ndonjë skuadër tjetër edicionin e ri.

Osimhen këtë sezon me Napolin këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm