Drejtori sportiv i klubit kroat Osijek, Ivica Kulesheviq, ka treguar se kanë refuzuar ofertat e klubeve të kampionatit MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sulmuesin Mirlind Daku.
Ai ka thënë se Osijeku ka plane tjera me sulmuesin kosovar që është i huazuar te skuadra e Muras në Slloveni.
“Kemi marrë shumë oferta për të si nga Evropa ashtu edhe nga MLS, por vendosëm të mos e transferojmë. Ne po e monitorojmë atë në baza javore”, ka thënë Kulesheviq për “Jutarnji”.
Sulmuesi 25-vjeçar në sezonin aktual ka shënuar 16 gola në 27 ndeshjet e sezonit aktual për skuadrën sllovene. Ai me Osijekun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm