Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

O’Shea trajner i përkohshëm i Irlandës

Federata e Futbollit të Irlandës e ka emëruar trajner të përkohshëm të Përfaqësueses, John O’Shean.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit së fundi drejtoi skuadrën e Birminghamit. Ai më herët ka qenë asistent në Përfaqësuesen e Irlandës. Ka drejtuar po ashtu edhe Stoke Cityn dhe Readingun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

O’Shea si lojtar për Përfaqësuesen irlandeze të futbollit ka luajtur 118 ndeshje, ndërsa ka shënuar tri gola.

Karrierën më të bujshme si lojtar e ka te skuadra e Manchester Unitedit. Luajti nga viti 1999 deri në vitin 2011.