Sport

Oscar: Ëndërr të luaj për Barcelonën

Braziliani, Oscar dos Santos është shprehur i gatshëm të transferohet te Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori brazilian që aktivizohet te skuadra e Shangait është shprehur i hapur për një kalim te klubi spanjoll Barcelona kontaktoi agjentin tim për të mësuar në lidhje me mundësinë e nënshkrimit me mua, sepse ata e dinë se kampionati ynë do të ndalet deri në mars.

“Ata ende po flasin me agjentin tim dhe po shohin nëse ka një mundësi. Do të ishte e mrekullueshme, një mundësi e pabesueshme për mua dhe për Barcelonën gjithashtu. Unë jam në një fazë të shkëlqyer tani, kështu që do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time”, deklaroi Oscar.

Këtë edicion, braziliani luajti gjithsej 22 ndeshje, duke arritur pesë gola dhe dymbëdhjetë asistime.