Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për brazilianin Oscar

Krerët e Barcelonës kanë zgjedhur një brazilian për ta mbuluar largimin e mesfushorit Philippe Coutinho, i cili ditë më parë u huazua te Aston Villa. Mediumet e huaja kanë raportuar të martën se Barcelona po interesohet për mesfushorin Oscar, i cili është pjesë e ekipit nga Kina, Shanghai SIPG.

Bëhet e ditur se Oscar është i gatshëm të largohet nga Kina për t’u kthyer në Evropë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Ai ka kontratë me ekipin kinez deri në fund të vitit 2024.

Oscar 30-vjeçar iu bashkua skuadrës Shanghai SIPG në janar të vitit 2017 nga Chelsea për 60 milionë euro.

Oscar në Superligën e Kinës ka shënuar 34 gola dhe ka bërë 73 asistime në 113 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm