Boksieri kuban i peshës së rëndë, Luis Ortiz, nuk do të përballet me yllin Anthony Joshua, më 1 qershor në "Madison Square Garden" të New Yorkut. Këtë e ka konfirmuar promotori i Ortizit të mërkurën.
Joshua, që është pronar i titujve në versionet WBA, IBF dhe WBO, është duke kërkuar kundërshtar të rinj për luftën në SHBA, pasi kundërshtari i paraparë, amerikani Jarrell Miller, ka dalë pozitiv në testet e dopingut, transmeton Koha Ditore.
Ortiz, që ka fituar tri meçet e fundit, pasi që pësoi humbjen e vetme në karrierë kundër kampionit të versionit WBC, Deontay Wilder, ishte në mesin e favoritëve për të zëvendësuar Millerin.
Mirëpo, Ortiz dhe promotori i tij kanë refuzuar meçin, duke akuzuar promotorin e Joshuas, Eddie Hearn për ofertë të vogël dhe se po përdoret Ortizi vetëm për "dredhi"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)