Mislav Orshiq shkëlqeu me paraqitje te Dinamo Zagrebi sidomos në duelin kundër Tottenhamit kur realizoi “hat-trick” në Ligën e Evropës.
Tre golat e tij ishin ndihmesë që gjiganti kroat, Dinamo Zagrebi, ta eliminojë Tottenhamin e Jose Mourinhos.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e tij. Prej tyre interesim më të madh ka shprehur Arsenali, që e do në ekip 28-vjeçarin.
Orshiqi ka zhvilluar 36 ndeshje garuese në edicionin e sivjetmë, ndërsa ka kontribuuar me 19 gola e tetë asistime.
Ai është pjesë e Dinamos që prej vitit 2018-t, ndërsa kontrata i përfundon në vitin 2025.
Vlera e tij në treg aktualisht është tetë milionë euro.
Artikuj të ngjashëm