Arsenali dëshiron që ta përforcojë fazën e sulmit për edicionin tjetër, ndërsa “Daily Mail” të premten ka shkruar se skuadra pretendente për titull kampioni në Angli ka shfaqur interesim për sulmuesin e Lensit, Lois Openda 23-vjeçar.
Openda iu bashkua Lensit nga Club Brugge në verën e vitit të kaluar dhe ka realizuar 17 gola e tri asistime në 32 ndeshje në Ligue 1.
Openda ka edhe dy gola të realizuar në tetë paraqitje për Përfaqësuesen e Belgjikës.
Shihet si futbollist i duhur për sulmin e Arsenalit, bashkë me Gabriel Jesusin dhe sulmuesin tjetër Eddie Nketiah.
Write to Sporti per Portalin
Artikuj të ngjashëm