Basketbollisti nga Nigeria, Emmanel Omogbo më nuk është pjesë e Vëllaznimit. Skuadra nga Gjakova të enjten ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme, dhe se Omogbo tani është lojtar i lirë.
Ai muaj më parë u rikthye te Vëllaznimi me bujë të madhe, por ka dëshpëruar me paraqitjet e tij tek ekipi nga Gjakova.
Në 10 ndeshje të luajtura këtë sezon në Superligën e Kosovës, Omogbo (203 cm), ka pasur një mesatare prej 10 pikëve dhe 7 kërcimeve për ndeshje.
Në pesë ndeshjet e fundit, Vëllaznimi ka regjistruar vetëm një fitore dhe zë vendin e gjashtë në tabelë me 25 pikë. Ndeshjen e radhës, Vëllaznimi e luan këtë vikend në udhëtim te Golden Eagle Ylli.
Artikuj të ngjashëm
-
Tjetër goditje për Vëllaznimin – sanksionohet nga BAT-i
-
Vëllaznimi paraqet ankesë, paralajmëron edhe kallëzim penal në rast të refuzimit
-
Te Vëllaznimi thonë se merituan rënien në Ligën e Parë
-
Pse Vëllaznimi largohet nga Superliga e basketbollit përkundër fitores?
-
Vëllaznimi fiton por bie nga Superliga