Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Vëllaznimi ia shkakton Bashkimit humbjen e dytë rresht

Vellaznimi

Vëllaznimi i Gjakovës ia ka shkaktuar Bashkimit humbjen e dytë rresht në elitën e basketbollit kosovar.

Bashkimi në xhiron e kaluar u mposht edhe nga Trepça. Vëllaznimi të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë fitoi me rezultatin 78:67, pas vazhdimeve. 
Ky ballafaqim i takoi xhiros së nëntë.

Në fund të kohës së rregullt ndeshja u ndal për disa minuta derisa u zbraz palestra për shkak të ofendimeve nga tifozët vendës.

Koha e rregullt përfundoi 65:65.

Në vazhdime, Vëllaznimi ishte më i vëmendshëm në fazën e sulmit dhe aplikoi lojë shumë të fortë në mbrojtje, duke ndalur prizrenasit në vetëm dy pikë.

Edhe Bashkimi fiton pa telashe ndaj Vëllaznimit Basketboll Bashkimi fiton pa telashe ndaj Vëllaznimit

Vazhdimin prej pesë minutave, Vëllaznimi e fitoi me rezultatin 13:2 dhe iu gëzua fitores në fund. 
Michael Nuga i pati statistikat më të mira në ndeshje me 25 pikë, katër kërcime e tri asistime. Ai ishte i ndihmuar edhe nga Arian Azemi, që realizoi 12 pikë, nëntë kërcime e katër asistime në fitoren e katërt të Vëllaznimit, që ka edhe pesë humbje.

Trepça e Bashkimi tani kanë nga shtatë fitore e dy humbje dhe prijnë në tabelë me nga 16 pikë.