Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olmo lëndohet sërish

Dani Olmo është lënduar sërish dhe këtë herë nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë deri në vitin e ardhshëm, ka njoftuar skuadra e Leipzigut të hënën. Olmo u rikthye në fushë në fillim të tetorit pas një muaji dhe pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Koelnit, të cilën Leipzigu e fitoi me rezultatin e thellë 6:0.

Olmo u zëvendësua në minutën e 70-të pas lëndimit të krahut, por që ekipi gjerman ka thënë se nuk ka nevojë t’i nënshtrohet operimit. Olmo këtë edicion ka regjistruar vetëm 7 paraqitje për Leipzigun në të gjitha garat, ku ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim.