Sulmuesi Dani Olmo ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Barcelonës.
“Mundo Deportivo” ka njoftuar të premten se Olmo është pajtuar me kontratë pesëvjeçare te Barcelona, ekip që tashmë ka nisur negociatat me Leipzigun për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Edhe Olmo ka njoftuar klubin gjerman se dëshiron të transferohet në “Camp Nou” dhe është në pritje të arritjes së marrëveshjes mes të dyja skuadrave.
23-vjeçari iu bashkua Leipzigut vitin e shkuar nga Dinamo e Zagbrebit për 35 milionë euro dhe me ekipin nga Bundesliga ka kontratë deri në vitin 2024. Olmo si futbollist është rritur në akademinë “La Masia” të Barcelonës përpara se të largohet në vitin 2014 për t’iu bashkuar ekipit kroat.