Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ofron 30 milionë euro për Olmon

Krerët e Barcelonës kanë përgatitur ofertën për spanjollin Dani Olmo. “El Nacional” ka raportuar të martën se Barcelona edhe zyrtarisht do t’ia ofrojë skuadrës së Leipzigut 30 milionë euro për kartonin e Olmos. Mësohet se Barça po synon transferimin e Olmos gjatë afatit kalimtar të janarit pasi trajneri Xavi Hernandez po e kërkon me ngulm futbollistin.

23-vjeçari është i gatshëm të largohet nga ekipi gjerman për t’iu bashkuar Barcelonës duke pasur parasysh se si lojtar është rritur në akademinë “La Masia”.

Olmo këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani, ka regjistruar gjashtë paraqitje dhe ka bërë një asistim. Olmo iu bashkua Leipzigut në janar të vitit të shkuar nga Dinamo e Zagrebit dhe ka kontratë me skuadrën nga Bundesliga deri në verën e vitit 2024.