Sulmuesi i Lepizigut, Dani Olmo, ka konfirmuar se ka qenë në bisedime me Barcelonën për t’u transferuar në “Camp Nou” në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi spanjoll ka bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, por finalizimi i marrëveshjes nuk u arrit.
“Nuk kishte kohë as për të menduar për një transferim, pasi ishte gjithçka shumë shpejt”, u shpreh Olmo.
23-vjeçari ka bërë të ditur se është i fokusuar të japë maksimumin me skuadrën gjermane.
Spanjolli ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2024.