Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olimpistët kritikojnë ushqimin, testet dhe kushtet në hotelet e karantinimit në Pekin

“Zemra ime nuk mund ta përballojë”, ka shkruar patinazhistja nga Polonia, Natalia Maliszewska, në Instagram, duke pranuar se është e thyer emocionalisht.

Maliszewska nuk është sportistja e vetme që ka shprehur dëshpërimin e saj gjatë qëndrimit në lojërat olimpike dimërore “Pekini 2022”.

“Jam shumë e zbehtë dhe kam rrathë të mëdhenj të zinj rreth syve. Unë dua që e gjithë kjo të marrë fund. Unë qaj çdo ditë”, shkroi Valeria Vasnetsova, që përfaqëson Rusinë në biatlon. Ajo postoi në të njëjtën platformë sociale.

Ndërkohë kreu i delegacionit të Gjermanisë, Dirk Schimmelpfennig, në një intervistë për mediumet gjermane tha: “E paarsyeshme”.

Të tre po flisnin për kushtet me të cilat përballeshin ose i përjetuan në hotelet e karantinimit në Kinë, të përdorur nga sportistët që rezultojnë pozitivë me koronavirus gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit. Ata përshkruanin se “vaktet ishin të pangrënshme”, nuk kishin qasje në pajisjet stërvitore, ndërsa regjimin e testimit për COVID-19 e quajtën të palogjikshëm.

Edhe Sportistët ankohen për kushtet në hotelet që shërbejnë për karantinë në Pekin Sport Sportistët ankohen për kushtet në hotelet që shërbejnë për karantinë në Pekin

Patinazhitja Maliszewska rezultoi pozitive me koronavirus më 30 janar, kur edhe u përjashtua nga gara kualifikuese e së shtunës në 500 metra, disiplina e saj më e fortë. Maliszewska u lirua papritur nga izolimi në prag të garës, vetëm për t'u testuar pozitive disa orë para fillimit të saj dhe u fut menjëherë në karantinë. Të dielën, një ditë pas ngjarjes kualifikuese, ajo u lirua pasi doli përsëri negative.

“Unë e di që shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë situatë. Teste pozitive dhe negative, teste që konfirmojnë izolimin, papritmas pozitive ... Më vonë, përsëri rezultate të mira, negative”, shkroi Maliszewska në gjuhën polake në Instagram, mesazh të cilin e postoi edhe në Twitter. “As unë nuk po e kuptoj më këtë situatë. Nuk besoj më në asgjë, as në teste e as në Lojëra. Gjithçka është një shaka e madhe për mua”.

Elana Meyers Taylor, që po paraqitet në Olimpiadën e saj të tretë dhe ka fituar medalje për SHBA-në në “bobsled”, gjithashtu rezultoi pozitive me koronavirus me të arritur në Pekin dhe u detyrua të izolohej. Mirëpo tashmë ajo është liruar të garojë. Meyers Taylor zbuloi se ka bërë të pamundurën në dhomën e saj të ngushtë për t’u përgatitur për garën e parë kualifikuese që e ka më 13 shkurt. Ajo ka bërë ushtrime fizike dhe ka vrapuar nga njëri kënd i dhomës në tjetrin duke improvizuar startin e garës në të cilën do të paraqitet.

Federata e Patinazhit Artistik e SHBA-së njoftoi se Vincent Zhou ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye nuk u paraqit në programin e shkurtër të meshkujve që u mbajt të martën. Disa qindra sportistë dhe pjesëmarrës të Lojërave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus që nga 23 janari, sipas organizatorëve, me më shumë se 70.000 teste të kryera deri të dielën. Kushdo që dëshiron të largohet nga një hotel karantimi duhet t’i ketë dy teste PCR negative, 24 orë larg njëri-tjetrit dhe të mos ketë simptoma.

Vasnetsova e Rusisë përdori Instagramin për t'u ankuar për ushqimin që merrte në objektin e saj të karantinës. Më 3 shkurt ajo postoi një imazh të asaj që pretendonte se ishte “mëngjes, drekë dhe darkë për pesë ditë tashmë”. Fotoja përbëhej nga disa makarona të thjeshtë, mish të pjekur, një salcë me pamje portokalli dhe pa perime të dukshme.

“Unë e marr këtë për mëngjes, drekë dhe darkë për pesë ditë. Kam humbur shumë peshë dhe kockat e mia po më rrinë jashtë. Nuk mund të ha asgjë tjetër, nuk di asgjë për koronën time dhe për rezultatin e testeve”, shkroi Vasnetsova në postimin e saj në Instagram, i cili është fshirë ndërkohë, por jo para se të qarkullonte në mediat ruse dhe në ato ndërkombëtare. “Unë vetëm fle gjithë ditën, sepse nuk kam fuqi as të ngrihem nga shtrati. Ha vetëm tre grushte makarona në ditë, sepse është thjesht e pamundur të ha pjesën tjetër të ushqimit”.

Edhe Tërbimi, lotët e adoleshenteve dhe kolapsi olimpik Sport Tërbimi, lotët e adoleshenteve dhe kolapsi olimpik

Zëdhënësi i ekipit rus të biatlonit, Sergei Averyanov, më vonë ndau një foto të një vakti të ri që iu kishte servuar Vasnetsovas dhe që përmbante një tabak me salmon, tranguj, salsiçe dhe kos. Vasnetsova tha se asaj iu dorëzua një biçikletë statike.

Drejtori sportiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kit McConnell, tha se IOC-ja ka një “rrjet mbështetës në vend për t'u marrë me shqetësimet e sportistëve si individualisht ashtu edhe kolektivisht”. Ai tha se po ndërmerren hapa për të adresuar “rrethanat individuale që janë ende sfiduese” dhe se IOC-ja tashmë kishte kontaktuar me sportistët e pakënaqur me kushtet e karantinës. McConnell tha gjithashtu se ishte Komiteti organizativ i Olimpiadës së Pekinit, jo IOC, që ka “përgjegjësinë për dialogun me hotelet” ku po qëndrojnë sportistët dhe pjesëmarrësit e tjerë të Lojërave.

“Ne jemi në një proces të adresimit të këtyre problemeve”, tha Shu'an Yang, nënkryetar i Komitetit organizativ të Lojërave të Pekinit, që ishte ulur pranë McConnellit.

Por jo të gjithë po i ndiejnë përmirësimet. Trajneri i ekipit finlandez të hokejit mbi akull akuzoi organizatorët e Lojërave se nuk respektojnë të drejtat e njeriut të Marko Anttilas. Jukka Jalonena tha për mediat se hokeisti “nuk po merrte ushqim të mirë” dhe po vuante nga stresi mendor për shkak të izolimit të tij. Antilla ka qenë i mbyllur në dhomë për dy javë pasi rezultoi pozitiv kur zbarkoi në Pekin. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus 18 ditë para se të nisej për në Kinë dhe pati disa teste negative para se të udhëtonte. Por testet më të ndjeshme të përdorura nga autoritetet shëndetësore kineze e kanë nxjerrë finlandezin pozitiv.

“Ne e dimë se ai është plotësisht i shëndetshëm dhe gati për të shkuar dhe kjo është arsyeja pse ne mendojmë se Kina, për disa arsye, nuk do të respektojë të drejtat e tij njerëzore”, tha Jalonena.

Edhe Kaminska dështon në testin e dopingut në Pekin Sport Kaminska dështon në testin e dopingut në Pekin

Megjithatë, Schimmelpfennig - kreu i delegacionit gjerman i cili i tha gazetës gjermane “FAZ” se ylli i skijimit nordik, Eric Frenzel, po karantinohej në kushte “të paarsyeshme” dhe kërkonte një dhomë më të madhe, më “higjienike” dhe dërgesa më të rregullta ushqimore - shtoi se organizatorët vepruan pas ankesave që pati.

“Tani sportistët kanë një kuadër kushtesh të kënaqshme. Ata kanë dhoma më të mëdha tani, ‘wifi’ pune, një biçikletë stërvitore në dhomë. Kështu që ne kemi kushte të përshtatshme dhe të kënaqshme në një situatë shumë të vështirë për sportistët”, tha Schimmelpfennig.