Kylian Mbappe ka bërë të ditur se gjithmonë ka dashur të luajë në Lojërat Olimpike.
Sulmuesi francez për “L’Equipe” ka thënë se shpreson ta përmbushë ëndrrën e fëmijërisë dhe të luajë për Francën në lojërat olimpike “Parisi 2024”.
“Isha duke parë lojërat olimpike ‘Londra 2012’ kur kuptova rëndësinë e kësaj ngjarjeje globale. Atëherë i thashë vetes se edhe unë dua të jem atje. Dua të përjetoj Lojërat e Parisit. Është një ndjenjë e brendshme sikur është fati im të marr pjesë në këtë festë të madhe në qytetin tim, në vendin tim”, tha Mbappe.
Sulmuesi synon të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi tashmë ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve.