Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oligarkët rusë dhe investimet e tyre në futboll

Disa nga njerëzit më të pasur të Rusisë e kanë përdorur sportin për të shtrirë ndikimin e tyre në mbarë botën. Me pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe sanksionet që po e godasin vendin e tyre, oligarkët rusë mund të humbin asetet e tyre të çmuara sportive.

Të enjten, Qeveria britanike mori vendim për ta sanksionuar Roman Abramovichin dhe për të ngrirë asetet e tij, veprim që e ka lënë Chelsean në situatë që të vazhdojë të luajë vetëm me miratimin e Qeverisë britanike në kushte të veçanta. Abramovich, 55-vjeçar, është në mesin e shtatë oligarkëve rusë të ndëshkuar nga administrata e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për shkak të lidhjeve të afërta me Kremlinin dhe luftën e Rusisë ndaj Ukrainës që po futet në javën e tretë.

Roman Abramovich (Chelsea)

Roman Abramovich ishte miliarderi i parë rus që bëri një depërtim në botën e sportit. Blerja e Chelseat në vitin 2003 transformoi ekipin nga Premier League dhe krijoi planin për blerjen e aseteve sportive nga individë të tjerë të pasur. Chelsea, që atëherë ka fituar pesë tituj kampioni dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, por asetet e Abramovichit në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë të ngrira dhe fati i ekipit nga Londra nuk dihet më.

Alisher Usmanov (Everton)

Edhe Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së Botë Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së

Miliarderi i lindur në Uzbekistan, Alisher Usmanov, ishte i përfshirë tek Arsenali përpara se të blinte shumicën e aksioneve te skuadra tjetër nga Premier Leagues, Evertoni. Edhe Usmanov është goditur nga sanksionet për mbështetjen dhe afërsinë e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që kanë bërë që ai të mos e kontrollojë më klubin. Kompania e Usmanovit, gjithashtu, sponsorizoi stadiumin e ri të Evertonit dhe mbante të drejtat e emrit të tij.

Maxim Demin (Bournemouth)

Maxim Demin ka arritur t’u shmanget sanksioneve që kanë goditur bashkëkombësit e tij nga Qeveria britanike, për shkak se është apolitik. Ai financoi promovimin e Bournemouthit në Premier League në vitin 2015, por ekipi nuk arriti të mbijetojë gjatë në elitën e futbollit anglez, për t’u kthyer në divizionin e dytë në vitin 2020. Demin tani është një shtetas britanik dhe asetet e tij nuk janë ngrirë.

Dmitry Rybolovlev (Monaco dhe Cercle Brugge)

56-vjeçari Dmitry Rybolovlev bleu gjigantin nga Franca, Monaco, kur klubi luante në Ligue 2. Investimet e tij e ndihmuan klubin të kthehej në divizionin elitë dhe bënë që Monaco të vendosej në mesin e skuadrave kryesore të Evropës. Nëpërmjet Monacos ai bleu skuadrën elitare të Belgjikës, Cercle Brugge. Rybolovlev tani për tani u ka shpëtuar sanksioneve. Ai është te Monaco prej vitit 2011 dhe aktualisht është në listën e 26 oligarkëve që Franca pritet t’i sanksionojë. Burime të Qeverisë franceze kanë paralajmëruar se edhe Rybolovlevi po dyshohet për miqësi me Vladimir Putinin.

Edhe Si u detyrua Abramovichi ta shesë Chelsean? Sport Si u detyrua Abramovichi ta shesë Chelsean?

Valeriy Oyf (Vitesse)

Valeriy Oyf, i lindur në Ukrainë, ka qenë pronar i skuadrës së Eredivisie të Holandës, Vitesse Arnhem, që nga viti 2018. Ai mori aksionet nga miku i tij, miliarderi rus Alexander Chigrinsky, i cili e kishte blerë klubin nga biznesmeni gjeorgjian, Merab Zjordania. Ndërsa nuk i është nënshtruar ende asnjë sanksioni, heshtja e pazakontë e klubit holandez ndaj pushtimit rus të Ukrainës është kritikuar. Kështu që edhe Oyf ka gjasa të mëdha që të sanksionohet. Edhe Oyf dyshohet për lidhjet e afërta me Kremlinin.