Oklahoma Thunder kanë mposhtur Los Angeles Lakersin 107:104 për ta shkaktuar befasinë e mbrëmjes në ndeshjet e NBA.
Pavarësisht se ishin në deficit prej më shumë se 15 pikë në çerekun e dytë, Thunder arritën të rikuperonin dhe në fund të triumfonin, duke i shkaktuar Lakersave humbjen e katërt pas nëntë ndeshjeve.
Lakers në këtë ndeshje ishin pa LeBron James, që nuk luajti për shkak të lëndimit.
Shai Gilgeous-Alexander me 28 pikë dhe Luguentz Dort me të tjera ishin më të dalluarit në fitoren e dytë të Oklahomas këtë sezon.
Lakers nuk mjaftuar 29 pikët e 18 kërcimet e Anthony Davis, 27 pikët e Rusell Westbrook e 21 të tjera nga Carmelo Anthony.
Artikuj të ngjashëm