Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oblaku nuk synon renovimin me Atleticon

Jan Oblak ka nisur sezonin e ri në të njëjtën mënyrë siç e përfundoi në sezonin e kaluar, me pritje vendimtare për t’i siguruar pikë Atletico Madridit.

Të shtunën, ai ia siguroi pikët e plota klubit madrilen, duke pritur në fund të takimit goditjen e Sergio Morenos së Rayos, e të njëjtën e bëri edhe ndaj Valencias, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ende nuk është zgjidhur e ardhmja e tij tek Atletico.

AS raporton se burimet të afërta të saj i kanë konfirmuar se portieri slloven nuk e ka në plan të vazhdojë kontratën me Atletico Madridin.

Oblaku ishte i lidhur me një kalim te Liverpooli në këtë afat kalimtar, megjithatë kërkesa prej 100 milionë euro kishte hequr interesimin e klubit anglez që më vonë transferoi Allisonin nga Roma për 80 milionë euro.