Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico nuk do ta bllokojë Liverpoolin për blerjen e Oblakut

Atletico Madridi ka vendosur që gjatë verës të mos i ofrojë kontratë të re portierit Jan Oblak.

Që prej kalimit tek Atletico në vitin 2014, Oblak ka bërë 156 paraqitje në të gjitha garat dhe konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në Evropë.

Sipas talkSport, Atletico nuk e ka ndërmend të bllokojë asnjë interesim të klubeve tjera për sllovenin.

Liverpooli është në mesin e klubeve të interesuara për 25-vjeçarin, por Atletico është e bindur se anglezët nuk do të aktivizojnë klauzolën e portierit në vlerë prej 95 milionë eurove.

Oblakut i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën aktuale.

Artikuj të ngjashëm