Jan Oblak pritet të shpërblehet me kontratë të re nga skuadra e Atletico Madridit.
Forma fantastike që po kalon portieri slloven, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për të.
Drejtuesit e klubit spanjoll janë duke planifikuar t’i ofrojnë kontratë dy-vjeçare portierit që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2023, transmeton KTV.
Me kontratën e re, klauzola e Oblakut do të ishte 100 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm