Zyrtarë nga klubet angleze, Tottenham Hotspur dhe Aston Villa, ishin në mesin e shumë klubeve, të cilat e përcollën nga afër sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi, në vikend.
Muriqi ishte në aksion me Fenerin në elitën e futbollit të Turqisë kundër Trabzonsporit të shtunën, me ekipin e tij, që humbi 2:1, transmeton KTV.
“Turkish-football” shkruan se Aston Villa, Leicester City, Tottenham dhe Monaco, ishin klubet, të cilat dërguan përfaqësues për ta parë nga afër sulmuesin 25-vjeçar.
Villa madje deshi ta blinte sulmuesin e Kosovës në afatin kalimtar dimëror, por turqit nuk ishin të gatshëm ta shisnin atë.
Muriqi po i kalon momentet më të mira për momentin dhe nuk është befasi pse ekipe nga Premier League po përgatisin oferta për ta marrë atë në verë.
Edhe
Edhe Aston Villa pas Muriqit
Gjiganti i sulmit iu bashkua Fenerbahçes në verën e kaluar dhe ka luajtur në 21 ndeshje, në të gjitha garat, dhe ka shënuar 13 gola e ka dhuruar pesë asistime gjatë kësaj periudhe.
Me Kosovën ka 8 gola në 23 ballafaqime.