Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiut i ka pëlqyer qasja e lojtarëve ndaj kundërshtarit të fortë

Kundërshtare shumë të fortë e ka vlerësuar Drenicën trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Nuhiu megjithatë, tha se lojtarët që ai drejton nuk u dorëzuan asnjëherë dhe shtoi se e kanë kërkuar fitoren gjatë gjithë kohës.

“Goli ishte i rëndësishëm në fund. Më pëlqeu qasja e lojtarëve, ndaj një kundërshtari të fortë. Patëm pak hapësira për të depërtuar, por nuk u dorëzuam, e kemi kërkuar fitoren vazhdimisht. Ndaj Gjilanit është ndeshje speciale, edhe tifozët e duan fitoren por ne do ta përgatisim atë lojë si çdo ndeshje tjetër. Ishim në pozitë të mirë para derbit të kaluar, por doli ndryshe në fund, sepse është derbi. Skuadra e Gjilanit ka ekip të mirë dhe është aty ku është. Të gjithë lojtarët po marrin formë të mirë. Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet që i kemi para sepse kemi lojë çdo tre ditë. Kemi ndërruar shumë lojtarë realisht dhe futbollistët e rinj është dashur të përshtaten. Sot, skuadra ishte shumë kompakte dhe kërkuese. Më pëlqeu dhe do të vazhdojmë tutje”, deklaroi Nuhiu.