Atdhe Nuhiu është lojtari i debutimeve me gola. Sulmuesi për herë të nëntë në debutim me fanellën e Kosovës.
Për vitin e dytë rresht, skuadra e kosovarit, Sheffield Wednesday luajti në play-off por edhe sivjet nuk arriti të inkuadrohet në Premier League.
Futbollisti shprehet i kënaqur me sezonin që shkoi por beson se në planin individual do të mund të bënte më shumë.
Nuhiu luan te Sheffieldi prej vitit 2013 dhe ka kontratë me ekipin nga rangu i dytë i futbollit anglez deri në verën e ardhshme. Këtë edicion nuk pati shumë hapësirë por pavarësisht kësaj, nuk e mendon largimin nga kjo skuadër.
Futbollisti thotë se ishte ndjenjë e veçantë loja e parë me Kosovën. Si në çdo debutim tjetër, edhe me përfaqësuesen kosovare në paraqitjen e parë Nuhiu realizoi gol.
Nuhiu është një nga të grumbulluarit e Bunjakit për duelin e radhës kundër Turqisë.
27-vjeçari mendon se ekipi duhet të hyjë gjithmonë për fitore, pa marrë parasysh kush është kundërshtari.
Sulmuesi thotë se gjithmonë e kishte ëndërr të luajë në Angli, por dëshiron që ta provojë edhe Premier Leaguen.
Këtë edicion, Nuhiu luajti në 23 ndeshje me Sheffieldin në të gjitha garat derisa golin e vetëm sezonal e ka shënuar për Kosovën, në duelin kundër Islandës.