Trajnerët e futbollit të ekipeve të Superligës, Tahir Batatina (Llapi), Gentian Mezani (Gjilani) dhe Ardian Nuhiu (Drita), janë mysafirë në emisionin Sporti Total në KTV.
Pas vazhdimit të Superligës, trajnerët e futbollit do të flasin për xhiron e fundjavës, rezultatet befasuese, vazhdimin e kampionatit dhe synimet deri në fund. Raportet detajuese të të gjitha ndeshjeve, me analiza dhe deklarata do të vijnë te shikuesit, ndërsa pas një kohe të gjatë rikthehet rubrika atraktive e shikuesve “Faullat e javës”.
Emisioni sportiv “Sporti Total” transmetohet sonte nga ora 22:15.
Artikuj të ngjashëm